Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest

0%

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërrreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë, raporton Sinjali Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, ekstradimi është realizuar më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërrreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” . Sipas Policisë, i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë para arrestimit të tij nga autoritetet hungareze.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com