Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

0%

Shpërndaje në: Më herët gjatë kësaj Kupe Bote, Lionel Messi, u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës. Tani pas fitores së jashtëzakonshme të Argjentinës kundër Egjiptit, 3:2, Messi është bërë lojtari me më së shumti asistime në Kupë të Botës. Messi ka 21 gola në historinë e kupës së Botës dhe nëntë asistime, duke vendosur rekord.

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, e mbante më herët rekordin me tetë asistime. Messi asistoi në golin e parë të Argjentinës të cilin e realizoi Cristian Romero. Pas asistimit, Messi shënoi golin e barazimit 2:2, ndërsa Argjentina fitoi 3:2 ndaj Egjiptit. Me fitore, Argjentina avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës.

Burimi: Koha