​Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së

0%

Me 10 vota për, janë zgjedhur dy anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, do ta zë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega Vushtrri dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik, ndërsa do përfundojë më . “Me vota unanime certifikohet rezultati zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore, Komerciale Dhomave të Shkallës së Parë dhe Gjykatave Administrative.

Alban Maxhuni gjyqtarë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega Vushtrri, Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Mandati i anëtarëve fillon nga data , ndërsa përfundon më datë . Vendimi hyn në fuqi me datë 6 korrik”, tha Thaçi. /KP

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi