Komuna e Kamenicës përfundon procesin e DDD-së në të gjithë territorin

0%

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), i cili është realizuar sipas planit në të gjithë territorin e komunës, duke përfshirë qytetin dhe të gjitha fshatrat.

Sipas njoftimit zyrtar, ky proces është zhvilluar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët. Komuna ka bërë të ditur se puna është realizuar pa pengesa dhe në koordinim me autoritetet përkatëse.

“Ka përfunduar me sukses procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD), i cili është realizuar sipas planit në të gjithë territorin e komunës”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, Komuna e Kamenicës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të këtij procesi, si dhe për respektimin e rekomandimeve të dhëna për sigurinë e tyre dhe mbrojtjen e bletëve.

Autoritetet komunale kanë theksuar se ky aktivitet është pjesë e masave të rregullta për ruajtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për banorët e komunës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi