Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk janë objekt i procedurave

0%

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka reaguar pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, duke deklaruar se respekton të drejtën e tyre për të protestuar dhe se është duke punuar për të siguruar vazhdimin e grumbullimit të qumështit në mënyrë që fermerët të mos pësojnë dëme ekonomike.

Në një reagim publik, Ministria thekson se fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që po zhvillohen aktualisht, duke sqaruar se ato kanë të bëjnë ekskluzivisht me respektimin e detyrimeve ligjore nga operatorët e biznesit me ushqim.

Sipas MBPZHR-së, veprimet e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit, por synojnë forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorëve dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët në treg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ministria është duke punuar me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe me përfaqësuesit e sektorit për të siguruar që grumbullimi i qumështit të freskët të vazhdojë dhe që fermerët të mos pësojnë dëme ekonomike si pasojë e veprimeve apo vendimeve të operatorëve ekonomikë. Veprimet e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit.

Ato janë masa për forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët që veprojnë në treg”- thuhet në njoftim. Tutje thuhet se respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një domosdoshmëri ekonomike.

Sipas Ministrisë, cilësia e produkteve, gjurmueshmëria e lëndëve të para, deklarimi i saktë i përbërjes së produkteve dhe etiketimi transparent janë baza mbi të cilën ndërtohet besimi i konsumatorit dhe konkurrueshmëria e prodhimit vendor.

Në reagim thuhet se për këtë arsye janë forcuar kontrollet zyrtare në kufi dhe në treg, janë intensifikuar analizat laboratorike dhe është vendosur raportimi i detyrueshëm për lëndët e para që përdoren në sektorin e qumështit.

Sipas Ministrisë, këto masa zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë operatorët dhe kanë për qëllim sigurimin e përputhshmërisë së produkteve me legjislacionin në fuqi.

Ministria thekson gjithashtu se fermerët kanë të drejtë të presin që qumështi i tyre të vlerësohet drejt dhe të mos zëvendësohet në mënyrë të padrejtë nga alternativa që nuk deklarohen ose nuk përdoren sipas kërkesave ligjore. Njëkohësisht, sipas saj, edhe konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë.

Në fund, MBPZHR rithekson se procedurat administrative do të vazhdojnë në bazë të ligjit dhe provave, pa u ndikuar nga asnjë presion. Ndërsa u bën thirrje operatorëve të sektorit që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet për një zgjidhje që mbron fermerët, konsumatorët, industrinë përpunuese dhe prodhimin vendor.

Qumështorja “VITA” nga sonte, , do të fillojë grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët të cilët e dorëzojnë atë në këtë kompani.

Ky lajm u bë i ditur nga anëtari i Shoqatës së Fermerëve të Qumështit, Fidan Krasniqi, pas takimit disaorësh të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë me ministrin në detyrë, Armend Muja, zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përfaqësuesve të prodhuesve të qumështit, të shoqatës dhe përpunuesve.

Krasniqi tha se sipas marrëveshjes shumë shpejt pritet publikimi i rezultateve të analizave të mostrave të marra në qumështoren “VITA”. Në takim, sipas Krasniqit, është thënë se arsyeja e vonesës së publikimit të rezultateve është sepse janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera dhe se nuk është në pyetje vetëm “VITA”.

Takimi gjatë të cilit është arritur marrëveshja “e përkohshme” sipas Krasniqit është zhvilluar pas protestës së zhvilluar nga fermerët e qumështit, të cilët kanë derdhur qumësht te dyert e Ministrisë së Bujqësisë.

Protesta e tyre erdhi pak ditë pas mbylljes së qumështores “VITA”, zyrtarë të së cilës shpallën mbylljen e saj për shtatë ditë pas aksionit të inspektimit nga AUV, të zhvilluar më .

Dy ditë më vonë, më , Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli inspektues në fabrikën e përpunimit të qumështit “VITA” janë identifikuar parregullsi që lidhen me zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë. https://kallxo.com/lajm/arrihet-marreveshja-nga-sonte-fillon-grumbullimi-i-qumeshtit-nga-fermeret

Burimi: Kallxo