Zëdhënësja e Qendrës Memoriale të Srebrenicës: Gjeneratat e reja po

0%

“Historitë janë të ndryshme, por në një formë, të gjitha janë të njëjta.” Me këto fjalë e përshkruan përvojën e saj Almasa Salihoviq, e mbijetuar e gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995. Vëllai i saj dhe disa anëtarë të familjes ishin në mesin e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë gjatë masakrës.

Sot, si zëdhënëse e Qendrës Memoriale të Srebrenicës, Salihoviq thekson rëndësinë e ruajtjes së fakteve dhe krijimit të hapësirës për kujtesë e reflektim. “Kam qenë 8 vjeç kur i kam mbijetuar gjenocidit ne Srebrenicë. Nga familja ime, vëllau im është vrarë në gjenocid.

Të afërmit e mi të tjerë, xhaxhallarë e dajë janë vrarë në gjenocid, duke shënuar 8372 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, që u vranë në korrik të vitit 1995”- rrëfen Salihoviq. “Historitë janë të ndryshme, por një formë apo tjetrën, të gjitha janë të njëjta. Dhe unë besoj fuqimisht që kur kujton, kjo të ndihmon të shërohesh, i ndihmon familjes tuaj të shërohet”- shton ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Salihoviqit, gjeneratat e reja po rriten duke u përballur me narrativa të rreme, sipas të cilave gjenocidi dhe krimet e luftës nuk kanë ndodhur, ndërsa viktimat paraqiten gabimisht vetëm si ushtarë. “Kur humbet dikë, përballesh me humbjen. Ajo se çka më frikëson mua më së shumti është kur njerëzit e mohojnë atë.

Gjeneratat më të reja se unë po rriten sot me narrativën e rremë që gjenocidi nuk ka ndodhur, që krimet e luftës nuk kanë ndodhur, dhe që personat që janë vrarë këtu kanë qenë vetëm ushtarë. Në këtu përballemi me faktet, përballemi me narrativat që ne i kujtojmë, përballemi me historitë tona personale dhe përjetimet e familjeve tona dhe kjo është ajo me të cilën po punojmë”- thekson ajo.

Salihoviq shpreson që gjeneratat e reja të vizitojnë Memorialin e Srebrenicës për të mësuar mbi ngjarjet dhe për të dëgjuar dëshmitë e të mbijetuarve.

“Unë gjithmonë jam duke shpresuar që gjeneratat do të gjejnë forcën që të vijnë, veçanërisht tek Memoriali i Srebrenicës, të mësojnë, të dëgjojnë, dhe të shohin për veten e tyre, që bëjnë pyetjet për të cilat ata kanë nevojë për përgjigje, dhe ne të mësojmë diçka për të ardhmen dhe për hir të së ardhmes së fëmijëve tanë, për gjeneratat e ardhshme”- deklaron Salihoviq.

Burimi: Kallxo