Privohet nga liria shtetasi turk në Gjevgjeli, drejtonte automjetin

0%

Më , në orën , në autostradën “Miqësia”, pranë fshatit Miletkovë, në rrethinë të Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria shtetasin turk J.C. (46).

“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se J.C. ka drejtuar një automjet udhëtarësh ,,Mercedes” me targa gjermane me shpejtësi prej 203 km/h, në vend ku me shenjë rrugore, shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 120 km/h”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Ai ishte mënjanuar nga qarkullimi dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë. Ndaj tij është paraqitur kallëzimi përkatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi