Protestuesja e zhgënjyer me Edi Ramën: E kam votuar tre herë, por jam

0%

Vijoi edhe sot protesta e 42-të qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Një protestuese foli për News24 para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Ajo zbuloi se është punonjëse e administratës, megjithatë del në protestë se ndjehet e zhgënjyer me Edi Ramën. Ajo tha se e ka votuar 3 herë Ram, dhe tashmë është gati të presë dorën në shesh.

Protestuesja: Rrezikoj shumë e pranishme këtu. Rreziku më i madh që kemi është shpopullimi dhe copëtimi i atdheut, jam në administratë. Rreziku i punës sime është një e vogël. Pa atdhe rrezikon të shkosh në ishullin Lesvos atje ku çuan emigrantët, por mund të bëhesh edhe sapun. Ne natyra na ka bekuar, Zoti na ka dhënë tokën, na ka dhënë mundësinë që të ushqehemi dhe të riprodhohemi.

Rrezikohet ekzistenca jonë. Për qeverinë Rama ka votuar 3 herë dhe jam gati publikisht në shkallët e protestës të ngjitem edhe ta pres dorën. Sepse shpresova. Rama një kryeministër mesatar. Nuk i intereson atdheu, banorët e vendi. E shikon Shqipërinë si një telajo të madhe ku realizon ëndrrën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam e bindur se pasi inauguron një lulishte uron shumë që aty të mos ulen gratë me menopauzë dhe pensionistë. Njeri që vë kufizime si i do qytetarët. Bën dhe përzgjedhje. Pensionistët njerëzit e moshës sime të rinjtë inteligjentë janë të betuarit e tij, nuk do donte të ishin këtu. Populli ky është. Jam në mbrojte të çdo milimetri. Atdheu të do edhe kur nuk je zogu më i bukur.

Burimi: Bota Sot