Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Daveigh Chase, e njohur nga

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores Daveigh Chase, e njohur për zërin e personazhit Lilo në filmin e animuar “Lilo & Stitch” dhe për rolin e frikshëm të Samaras në filmin horror “The Ring”.

Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Los Angeles, shkaku kryesor i vdekjes ishte sëmundja AIDS, ndërsa si shkak dytësor është përmendur “përdorimi kronik i disa substancave narkotike”, ka raportuar The New York Times. Ajo ka vdekur më 16 qershor, në moshën 35-vjeçare.

Sipas Cleveland Clinic, konsumimi i më shumë se një lloj substance në mënyrë të vazhdueshme dëmton shëndetin dhe cilësinë e jetës. Raporti mjeko-ligjor zbulon gjithashtu se aktorja vdiq në spital dhe se vdekja e saj është cilësuar si natyrale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët, babai i saj, John David Schwallier, kishte deklaruar për The New York Times se vajza e tij kishte vdekur si pasojë e komplikimeve nga meningjiti bakterial dhe një infeksion i rëndë në gjak. Ai ka treguar se Daveigh kishte qenë e pastrehë dhe jetonte në Los Angeles me të dashurin e saj, pranë spitalit ku më vonë vdiq.

Schwallier zbuloi gjithashtu se ajo kishte probleme me drogën që nga mosha 13-vjeçare dhe se ata nuk kishin pasur më kontakt që kur ajo ishte 19 vjeçe, periudhë në të cilën ishte larguar edhe nga e ëma. Pas vdekjes së aktores, partneri i saj, Roy Hernandez, ka thënë për TMZ se ajo kishte vdekur pasi ishte prekur nga meningjiti dhe “disa infeksione shumë të rënda në gjak”.

Ai kishte hapur edhe një fushatë në GoFundMe gjatë kohës që Chase po trajtohej në spital, duke shkruar se “gjendja e saj ishte bërë kritike”. Daveigh Chase u shfaq për herë të fundit në ekran në filmin “American Romance” në vitin 2016. Po atë vit ajo dha zërin e një personazhi në videolojën “Let It Die”.

Gjatë karrierës së saj ajo interpretoi edhe në filma dhe seriale të njohura si “Donnie Darko”, “Big Love”, “Sabrina the Teenage Witch”, “Mercy” dhe në versionin anglisht të filmit të animuar japonez “Spirited Away”. Në një intervistë të dhënë për revistën “Interview” në vitin 2009, Chase kishte folur për ëndrrën e saj në kinematografi.

“Unë thjesht dua të krijoj diçka që e dua dhe që njerëzit ta respektojnë. Dua të bëj gjëra që do të ndryshojnë jetën e dikujt, jo diçka që do ta harrojnë të nesërmen”, pati thënë ajo.

Burimi: Koha