Komuna e Prishtinës ka njoftuar çmimoren e re të biletave për transportin publik. Me këtë rast, biletat e blear fizikisht do të kenë çmim ndryshe nga ato digjitale apo me SMS. “Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” deklaron Komuna.
Ky është njoftimi i plotë: Digjitalizimi i transportit publik vazhdon të zgjerohet. Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik. Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.
Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale. Vendimi i plotë me të gjitha çmimet e reja është i bashkëngjitur.
