Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, reagojnë Koçiu dhe

0%

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar mbi aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, i cili shënoi viktima dhe të plagosur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar ngjarjen si një moment ekstremisht të rëndë dhe ka ndarë dhimbjen me të prekurit nga kjo tragjedi.

“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari shkruan se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në vendngjarje menjëherë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Thellësisht i tronditur nga aksidenti fatal në aksin rrugor Kashar – Tiranë, të autobuzit të linjës Berat – Tiranë, nga i cili ka humbur jetën drejtuesi i mjetit si dhe janë lënduar 13 persona të tjerë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Hasimi, për humbjen e të shtrenjtit të tyre, si dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë personave të lënduar.

Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në vendngjarje menjëherë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik. Momente të tilla të vështira duhet të shërbejnë dhe si një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, si garancia më e madhe për vetë jetën”, shkruan Lamallari.

Burimi: Bota Sot