Aliu mbetet te Llapi

0%

KF Llapi ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi Arbnor Aliu ka rinovuar kontratën me klubin deri në verën e vitit 2029. “Paraqitjet e shkëlqyera dhe kontributi i tij gjatë sezonit të kaluar kanë bërë që klubi t’i besojë edhe më tej njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm të repartit defensiv. 23-vjeçari zhvilloi një sezon shumë të mirë me fanellën bardhekaltër, duke regjistruar 31 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime, statistika që dëshmojnë vazhdimësinë dhe rëndësinë e tij në skuadër.

Rinovimi i kontratës së Arbnorit është pjesë e strategjisë së klubit për të ruajtur bërthamën e ekipit dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonet në vazhdim” , ka njoftuar KF Llapi..

Burimi: Bota Sot