Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n

0%

Shpërndaje në: Kopenhaga ka zënë vendin e parë në listën vjetore të përpiluar nga “Economist Intelligence Unit” (EIU) për të dytin vit radhazi si qyteti më i mirë për të jetuar. Kryeqyteti danez la pas Vjenën e Austrisë, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë për tre vjet rresht, duke e mposhtur atë për të dytin vit me radhë në renditjen vjetore.

EIU renditi 173 qytete nga e gjithë bota bazuar në një sërë faktorësh, si arsimi, stabiliteti, kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe kultura. Kopenhaga mori vlerësime të përsosura në tre kategori: stabilitet, infrastrukturë dhe arsim.

Sipas “Economist Intelligence Unit”, suksesi i vazhdueshëm i Kopenhagës në krye të listës vjen si rezultat i një kombinimi të rezultateve të shkëlqyera në stabilitet dhe infrastrukturë, kulturës dhe mjedisit të pasur, si dhe shërbimeve publike me cilësi të lartë. Qyteti zviceran i Cyrihut, i cili vitin e kaluar ndante vendin e dytë me Vjenën, ra me tre vende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, pasojat e luftës me Iranin u reflektuan në renditjen e qyteteve të rajonit të Gjirit, të cilat pësuan rënie në kategorinë e stabilitetit. Rënien më të madhe e shënuan kryeqyteti i Omanit, Muskati, që zbriti 14 vende në pozitën e 123-të, dhe Kuvajt City, që ra për 12 vende. Ndërkohë, Damasku në Siri mbetet qyteti më pak i jetueshëm në botë.

Në fund të renditjes pati ndryshime të mëdha, ku Teherani i Iranit ra në vendin e 164-t për shkak të luftës, ndërsa Kievi i Ukrainës zbriti në vendin e 166-të. 10 qytetet më të mira për të jetuar: Kopenhaga, Danimarkë Vjena, Austri Melbourne, Australi Sidnei, Australi Cyrihu, Zvicër Gjeneva, Zvicër Osaka, Japoni Adelaide, Australi Vankuvër, Kanada Tokio, Japoni

Burimi: Koha