Tuchel e lavdëron Bellingham pas fitores së Anglisë: Është në formë

0%

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, nuk i ka kursyer lëvdatat për Jude Bellingham pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në Kupën e Botës, duke thënë se mesfushori i Real Madrid po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij. Bellingham zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, ndërsa më pas asistoi për Harry Kane, i cili vulosi fitoren e anglezëve.

Me këtë triumf, Anglia e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit L dhe siguroi kualifikimin në fazën e tridhjetë e dy më të mirëve. “Jude është në një moment shumë të mirë pas lëndimit. Është i lumtur që po luan, ndihet i lirë në fushë dhe po tregon intensitet të madh”, ka thënë Tuchel.

Trajneri gjerman ka shtuar se Bellingham po zëvendësohet në çdo ndeshje për të menaxhuar gjendjen e tij fizike, pasi gjatë muajve të fundit ishte penguar nga lëndimet në shpatull dhe kofshë. Ai e cilësoi njëzet e dy vjeçarin si një nga lojtarët kyç të ekipit, duke theksuar se stafi teknik do ta ndihmojë të arrijë formën më të mirë të mundshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Harry Kane hyri në histori duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në Kupat e Botës me njëmbëdhjetë gola, një më shumë se legjenda Gary Lineker. “Jemi të gjithë shumë të lumtur për Harryn. Ai është një kapiten i shkëlqyer, respektohet nga të gjithë dhe vazhdon të ketë uri për suksese”, ka deklaruar Tuchel.

Tuchel ka kërkuar që skuadra të mos mendojë për kundërshtarët e mundshëm në fazat e ardhshme. “Nuk duhet të shpërqendrohemi. Fokusi ynë është vetëm te ndeshja e ardhshme. Nëse mendojmë më larg, mund të ndëshkohemi”, është shprehur ai.

Burimi: Bota Sot