Vritet në Suedi një 20-vjeçar nga Banja e Istogut, i dyshuar një

0%

Shpërndaje në: Një 20 vjeçar nga Komuna e Istogut është vrarë në qytetin Uppsala në afërsi të Stokholmit të Suedisë. Bëhet fjalë për Gent Maksutajn nga fshati Banjë e Istogut. Mediat suedeze kanë raportuar se i dyshuari për këtë rast, një 18 vjeçar, kishte hipur në një tren drejt Stokholmit por më pastaj është zënë dhe është arrestuar nga policia.

“Aktualisht po punojmë për të hetuar dyshimet penale ndaj personit të arrestuar. Megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë që edhe persona të tjerë të kenë qenë të përfshirë, prandaj po zhvillojmë hetime të gjera për të identifikuar të gjithë ata që mund të jenë të dyshuar në këtë rast”, citohet të ketë thënë prokurorja e lartë Mia Sjöstedt në një njoftim për shtyp.

Ngushëllime për familjen e 20-vjeçarit, Gent Maksutaj, ka shprehur Komuna e Istogut. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Gent (Milot) Maksutaj, nga Banja e Istogut. Humbja e tij në Stokholm të Suedisë, në rrethana tragjike, ka tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto momente dhimbjeje, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maksutaj”, thuhet në telegram ngushëllimin e Komunës.

Burimi: Koha