Vrau vëllain se kaloi me zetor mes tokave, Gjykata e Durrësit lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka

0%

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka, ngjarje e ndodhur të mërkurën e kaluar në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas hetimeve, krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për kalimin e viktimës me zetor në një rrugë mes tokave bujqësore, e cila përdorej nga i dyshuari.

Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se një ditë më parë, në Gjykatën e Durrësit u zhvillua seanca për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. Rreshka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Seanca u zhvillua pa praninë e familjarëve të të arrestuarit, i cili është baba i tre fëmijëve. Gjykata i caktoi atij avokat kryesisht, teksa vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës “arrest në burg” për Muhamet Rreshkën, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot