Vrasja në fshatin Zlipotok të Dragashit, kërkohet paraburgim ndaj dy

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., dhe I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit. Siç thuhet në njoftim, sipas kërkesës, i pandehuri B.H., më , rreth orës , në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.T.

Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri B.H., i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave G.T., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë Ndërkaq, i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Me këto veprime, I.H., ka kryer veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” nga neni 188, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Burimi: Telegrafi