Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka publikuar të dhëna lidhur me proceset në Gjykatën Speciale, duke theksuar një disproporcion të madh në vendimet e Apelit në rastin ndaj Thaçit.
Sipas tij, në raport me gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Gjykata ka pranuar të gjitha apelimet e Prokurorisë, ndërsa ka refuzuar të gjitha apelimet e mbrojtjes. Reagimi i plotë: Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit sapo miratoi edhe një apel të Prokurorisë.
Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në proces është: Apelimet e Prokurorisë: 3 nga 3 të pranuara (100% sukses). Apelimet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim). Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të punës së tyre, paanshmëria dhe drejtësia gjyqësore do të jenë ndër temat kryesore të debatit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
