Kaplohet nga zjarri një ndërtesë në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur

0%

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një pallat dhjetëkatësh në Antverp të Belgjikës. Ndërtesa, e cila strehonte më shumë se 200 persona, është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, ekipet e ambulancës dhe shërbimet e emergjencës, por vënia nën kontroll e zjarrit është vështirësuar për shkak të përmasave dhe intensitetit të flakëve.

Mediat lokale raportojnë se po hetohet shkaku i zjarrit, ndërsa sipas policisë së Antverpit dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të ndërtesës, ku sipas banorëve po kryheshin punime në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com