Vllaznia, AF Elbasani & Dinamo City mësojnë kundërshtarët e mundshëm

0%

Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin nga ndeshjet e raundit të parë. Vllaznia, në rast se eliminon Malishevën, do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian FC në raundin e dytë të kompeticionit. AF Elbasani, nëse kalon BATE Borisov, do të luajë ndaj ekipit zviceran FC Sion.

Ndërkohë, Dinamo City, në rast se eliminon Astanën, do të përballet me fituesin e çiftit FC Sheriff – NK Aluminij. Sakaq, Egnatia, nëse nuk arrin të kalojë Petrocubin në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, do të vazhdojë rrugëtimin europian në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në këtë skenar, kampionët e Shqipërisë do të përballeshin me humbësin e çiftit FK Borac Banja Luka – PFC Levski Sofia. Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League do të zhvillohen më 23 dhe 30 korrik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot