FSK dhuron 50 kontejnerë për FFK-në, KFOR-i mbështet transportin e

0%

Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FFK-së, që ishte nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci.

Bëhet fjalë për 50 kontejnerë të dhuruar nga FSK-ja, të cilët do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit në vend. Transporti dhe bartja e kontejnerëve është realizuar me mbështetjen e KFOR-it, i cili ka siguruar dërgimin e tyre në lokacionet e përcaktuara nga FFK.

Këta kontejnerë do të vendosen në Kampin Nacional të FFK-së në Bërnicë, si dhe në disa stadiume anembanë Kosovës që aktualisht nuk disponojnë zhveshtore, duke krijuar kushte më të mira për klubet, futbollistët dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky projekt paraqet një shembull konkret të bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit të sportit dhe rinisë në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e infrastrukturës sportive.

Presidenti Agim Ademi shpreh mirënjohje dhe falënderon Ministrinë e Mbrojtjes për gatishmërinë për të mbështetur FFK-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës për këtë donacion të çmuar, si dhe KFOR-in për mbështetjen logjistike në transportin e kontejnerëve.

Mbështetja e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare mbetet e rëndësishme për realizimin e projekteve që ndikojnë në zhvillimin e futbollit dhe krijimin e kushteve më të mira për gjeneratat e reja. Përveç këtij bashkëpunimi, sigurisht që FFK-ja po përgatit edhe projekte të reja për të thelluar bashkëpunimin me FSK-në, me synimin që të krijohen formate të përbashkëta garash.

FSK deri më tash në vazhdimësi ka qenë e pranishme në të gjitha manifestimet dhe turnetë tona prestigjioze, por tash e tutje synohet krijimi i një formati të ri gjithëpërfshirës, që do ta forcojë edhe më tej lidhjen ndërmjet FFK-së dhe institucioneve të sigurisë në vendin tonë.

Burimi: Bota Sot