Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij profesionale, pasi ka mbrojtur titullin WBO Intercontinental dhe njëkohësisht është shpallur kampion evropian. Krasniqi arriti këtë sukses pas fitores ndaj boksierit kroat Vinko Zadro, në një duel që u zhvillua në 12 raunde.
Me këtë triumf, ai vazhdon të mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, duke regjistruar 13 fitore në po aq ndeshje. Pas përfundimit të meçit, Krasniqi reagoi përmes një mesazhi emocionues, duke e cilësuar këtë si një natë të paharrueshme dhe duke ia dedikuar suksesin të gjithë shqiptarëve, si dhe familjes dhe tifozëve që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij. “Çfarë nate magjike!
Kjo natë ishte për të gjithë shqiptarët! U shpalla kampion Evrope dhe mbrojta me sukses titullin tim WBO Intercontinental. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve që më dhatë forcë dhe besuat tek unë”, ka deklaruar Krasniqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
