Tuchel kritikon Anglinë pas performancës kundër Norvegjisë

0%

Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Norvegjisë dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij. “E bëmë jetën shumë të vështirë për veten. Nuk jam i lumtur me performancën. Bëmë gabime taktike, ishim të ngadaltë dhe në fund patëm edhe fat. Duhet të luajmë shumë më mirë,” deklaroi Tuchel.

Komentet e tij nuk u pritën njësoj nga heroi i ndeshjes, Jude Bellingham, autor i dy golave të fitores. “Po… çfarë të them” u përgjigj fillimisht mesfushori anglez, përpara se të shtonte: “Ndoshta ai nuk e di sa e vështirë është të luash në ato kushte kundër Haaland, Odegaard dhe pjesës tjetër.

Ndonjëherë duhet të fitosh edhe duke vuajtur, dhe këtë bëmë sonte.” Nga ana tjetër, kapiteni Harry Kane u përpoq të ulte tensionet. “Trajneri na uroi në dhomat e zhveshjes, por ai e di se mund të luajmë edhe më mirë. Nëse jemi në gjysmëfinale dhe ende kemi hapësirë për përmirësim, kjo është diçka pozitive,” tha Kane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Anglia vazhdon rrugëtimin drejt titullit botëror dhe në gjysmëfinale do të përballet me Argjentinën të mërkurën, më 15 korrik, në një sfidë që pritet të jetë një nga ndeshjet më të mëdha të Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot