Vidhet një armë zjarri nga një shtëpi në Deçan

0%

Një armë zjarri është vjedhur nga një shtëpi në fshatin Gramaqel të Deçanit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur më se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një burri dhe kanë vjedhur një armë zjarri, së bashku me një karikator dhe gjashtë fishekë. Sipas Policisë, arma kishte leje përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimi: Kallxo