Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për

0%

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se raste të tilla janë të izoluara dhe nuk përfaqësojnë të gjithë adoleshentët.

Sipas specialistëve, adoleshenca është një periudhë delikate që kërkon vëmendje dhe mbështetje, ndërsa problemet me sjelljen mund të kenë fillesat që në fëmijërinë e hershme. Ekspertët e ISHP kërkojnë që prindërit të jenë më të kujdesshëm ndaj ndryshimeve në sjelljen e fëmijëve dhe të ndërhyjnë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e problemeve.

Paralelisht me familjen, një rol të rëndësishëm duhet të ketë edhe shkolla, përmes krijimit të programeve dhe kurrikulave që ndihmojnë në edukimin emocional dhe parandalimin e dhunës. Specialistët vënë në dukje gjithashtu se vitet e fundit janë shtuar rastet e bullizmit në shkolla, duke kërkuar marrjen e masave konkrete për përballimin e këtij fenomeni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot