Vëzhguesi ndërkombëtar, Eshref Beqiri, ka uruar me përzemërsi gazetën kombëtare “Bota sot” për 31 vjetorin e themelimit të saj.
Beqiri, kontribues i madh, që nga gjenerata e sakrificës si hendbollist dhe pas luftës, pastaj gjyqtari më i mirë në Kosovë në hendboll dhe tani është vëzhgues ndërkombëtar dhe me nota të larta, tha se “Bota sot” është mbështetës i madh i sportit dhe hendbollit, duke shprehur falënderimin e tij nga zemra. “Falënderim!
Shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për gazetën Bota Sot dhe gazetarin Kemajl Goca për përkushtimin e vazhdueshëm në promovimin dhe mbështetjen e sportit kosovar, e në veçanti të hendbollit. Për mua personalisht, z. Goca ka qenë një motor shtytës në rrugëtimin tim profesional në arenën ndërkombëtare.
Përmes raportimeve objektive, fjalëve inkurajuese dhe vlerësimit të arritjeve sportive, ai ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për mua, por edhe për afirmimin e sportit tonë në përgjithësi.
Mbështetja e mediave profesionale si ‘Bota Sot’ dhe puna e palodhshme e gazetarëve të përkushtuar si Kemajl Goca janë frymëzim për sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që punojnë për ta ngritur sportin e Kosovës në nivele gjithnjë e më të larta. Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj të çmuar.
Ju uroj shëndet, suksese dhe vazhdim të misionit fisnik në shërbim të sportit dhe shoqërisë sonë”, thotë Beqiri.
