Ylli i muzikës, Dua Lipa ditë më parë kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, me Callum Turner. Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik u martuan në një ceremoni private të zhvilluar në Marylebone Town Hall në Londër.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre disa vite më parë dhe prej atëherë janë shfaqur shpesh së bashku në evente publike, duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar të industrisë së argëtimit.
Edhe pse artistja dhe aktori kanë zgjedhur ta mbajnë jetën e tyre private larg syrit të publikut, martesa e tyre është pritur me entuziazëm nga miliona admirues në mbarë botën, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.
