Xhevat Luzha: Gazeta “Bota sot” bën një punë të madhe në të gjitha degët sportive

0%

Ish-futbollisti dhe veprimtari i shquar i sportit të gjeneratës së sakrificës, Xhevat Luzha, njëherësh kontribuues i madh në çështjen kombëtare, k a uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Luzha ka vlerësuar punën dhe kontributin e gazetës në përcjelljen e aktiviteteve sportive, si në vend ashtu edhe kudo në botë ku garojnë sportistët shqiptarë.

“Urime përvjetori i gazetës kombëtare ‘Bota sot’. Kjo gazetë bën një punë të madhe në të gjitha degët sportive anembanë botës, ku sportistët tanë zhvillojnë aktivitet me shumë sukses. Ne jemi gjithnjë të informuar dhe uroj shëndet, punë të mbarë e suksese pa fund”, ka uruar Luzha.

Burimi: Bota Sot