Vllaznia ka shpëtuar nga një makth i madh, pasi më në fund, ka të zhbllokuar merkaton e futbollistëve pas masave që kishte vendosur FIFA ndaj saj për shkak të problemeve financiare.
Kuqeblutë kishin dy bllokime në FIFA për shkak të çështjes së Eslit Salës dhe mospagesës së detyrimeve ndaj klubit të tij të mëparshëm në Maltë, si dhe detyrime ndaj një ish-lojtari të huaj, për të cilin FIFA i ndalonte të bënte transferime pa e paguar. Kuqeblutë prej ditësh janë munduar që të zhbllokojnë merkaton, por pa shumë sukses.
Megjithatë, sot është mësuar se më në fund pagesat janë kryer dhe FIFA ka hequr pezullimin, duke i hapur rrugë regjistrimit të blerjeve të reja të kuqeblutë.
