Inspektorati mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj

0%

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllur përkohësisht gjashtë biznese që operojnë në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve, ndërsa ka gjobitur gjashtë të tjera për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm ligjor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), aksioni i inspektimeve ka nisur në kuadër të një plani operacional për mbikëqyrjen e tregut dhe ka për qëllim verifikimin e përmbushjes së kërkesave ligjore nga subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari.

Gjatë ditës së parë janë inspektuar 16 biznese në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Podujevës, Rahovecit dhe Suharekës. Nga kontrollet e kryera, IQMT ka shqiptuar masën e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë ndaj gjashtë subjekteve, për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, gjashtë biznese të tjera janë gjobitur për mosposedim të dokumentacionit ligjor. Në kuadër të këtij aksioni, IQMT ka bërë të ditur se do të inspektojë mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime të tjera monetare.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që ushtrojnë këtë veprimtari të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore, duke aplikuar për pëlqimin e kushteve minimale teknike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe duke u pajisur me licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), sipas legjislacionit në fuqi”- thuhet në njoftimin e lëshuar më .

Burimi: Kallxo