KF Tefik Çanga kompleton marrëveshjen me Eridon Malokun

0%

Futbollisti Eridon Maloku ka kompletuar marrëveshjen me KF Tefik Çangën nga Tërni. KF Tefik Çanga është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës. “Kemi arritur marrëveshje për kompletimin e transferimit të Eridon Malokut, i cili tashmë është zyrtarisht futbollist i KF Tefik Çanga.

Pas gjysmë sezoni si i huazuar Nga KF Prishtina e Re, Eridoni dëshmoi cilësitë e tij me paraqitje të mira, përkushtim dhe kontribut të rëndësishëm për skuadrën. Në disa ndeshje ai ishte vendimtar, duke treguar se është një lojtar me potencial dhe vlera të mëdha për ekipin tonë.

Besimi i ndërsjellë dhe objektivat e përbashkëta bënë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe më tej, ndërsa Eridoni do të mbrojë ngjyrat e KF Tefik Çanga”, – ka njoftuar Klubi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot