Shpërndaje në: Një grua ka vdekur në orët e para të së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë të enjten, rasti ka ndodhur rreth orës . Viktima ishte në shtëpinë e saj kur gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
