Vdes 71-vjeçarja në Koshare të Ferizaj, ra në pus

0%

Një grua 71-vjeçare ka vdekur në fshatin Koshare të Ferizajt, pasi ka rënë brenda një pusi. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ngjarja ka ndodhur të martën më .

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e stacionit policorë, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë si dhe një njësi e Brigadës së zjarrëfikësve e cila ka ndërhyrë dhe kanë nxjerrë trupin nga pusi. “Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cili kanë konstatuar vdekjen e viktimës , femër, 71-vjeçare”- theksoi Veseli.

Rasti është inicuar si “Hetim mbi vdekjen” ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo