Tottenham merr vendim për portierin

0%

Tottenham Hotspur ka vendosur të vazhdoj kontratën me portierin, Antonin Kinsky. 23-vjeçari çek do të jetë pjesë e skuadrës angleze, deri më . “Jam shumë i lumtur dhe mund ta ndiej besimin e Klubit. Kur u bashkova 18 muaj më parë, pritjet e mia ishin të luftoja për vendin tim në ekip dhe ta vishja këtë fanellë çdo javë.

Ka qenë një udhëtim i vërtetë për të arritur deri këtu dhe një histori e bukur tashmë, dhe mezi pres atë që më pret gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Të gjithë në Klub mendojnë se mund të kemi një sezon të suksesshëm dhe unë dua të kontribuoj në këtë. Ne duam t’u japim tifozëve atë që duan dhe atë që ky Klub meriton.” , ka deklaruar Kinsky pasi nënshkroi kontratën e re.

Ai pritet të jetë portieri i parë i Tottenhamit për sezonin e ri, pasi Guglielmo Vicario do të largohet gjatë kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot