Trump humb një rast të madh në Gjykatën Supreme – çdo foshnje që lind

0%

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë automatike për personat e lindur në territorin amerikan. Vendimi i gjykatës e ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit, i cili synonte të ndryshonte një parim ligjor të zbatuar prej më shumë se 100 vitesh.

Çështja ishte një nga pikat kryesore të agjendës së presidentit për emigracionin, megjithëse juristë të shumtë kishin ngritur pikëpyetje mbi bazën e tij ligjore, shkruan cnn.

Me këtë vendim mbetet në fuqi interpretimi aktual i Kushtetutës amerikane, sipas të cilit çdo person i lindur në Shtetet e Bashkuara konsiderohet automatikisht shtetas amerikan, pavarësisht nëse prindërit e tij janë apo jo shtetas të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimi përbën një goditje të rëndësishme politike për Trumpin, i cili gjatë fushatës së tij kishte premtuar t’i jepte fund të ashtuquajturit “turizëm të lindjeve” dhe kishte vendosur kufizimin e emigracionit në qendër të politikave të tij.

Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, shkroi opinionin e shumicës së gjyqtarëve, ku u përfshinë edhe anëtarë konservatorë dhe liberalë të gjykatës. Ndërkohë, tre gjyqtarë konservatorë – Clarence Thomas, Samuel Alito dhe Neil Gorsuch – kundërshtuan vendimin.

“Qytetaria, atëherë dhe sot, ishte e drejta për të pasur të drejta – për të marrë pjesë lirisht në komunitetin tonë politik”, shkroi Roberts, duke iu referuar Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për personat e lindur në SHBA.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të ketë ndikim të madh në debatin e vazhdueshëm politik në SHBA për emigracionin dhe të drejtat kushtetuese.

Burimi: Telegrafi