Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicë të Jugut, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 korrik. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë në vazhdim. / Telegrafi
