Grabitje me armë në Rahovec, një personi i merren para nën kërcënim

0%

Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar të shtunën mbrëma në Rahovec, ku një person i panjohur i ka marrë para një qytetari dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 korrik, rreth orës , në rrugën “Fahri Fazliu”.

“Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte grabitur një shumë parash viktimës mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raporton e Policisë. Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti po hetohet si “ grabitje ” .

Burimi: Telegrafi