Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës është goditur me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në pikë kalimin kufitar në Morinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Polici humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Morinë, dyshohet se u godit nga një veturë “Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
