​Polici jashtë detyrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti me thikë në Prishtinë

0%

Një zyrtar policor, edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me thikë në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave. Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit dyshohet se i ka drejtuar thikën një burri tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një zyrtar policor, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, duke e vënë situatën nën kontroll deri në mbërritjen e njësive policore. I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Burimi: Bota Sot