“I gjallë më doli prej shtëpisë, i vdekur më erdhi”. Kështu e përshkruan nëna e Kastriot Sabedinit, Maria, vdekjen e të birit 32-vjeçar brenda njërit prej institucioneve shtetërore në Kosovë që siguron të burgosurit dhe të paraburgosurit. Më , Kastriot Sabedini u transferua në Burgun e Gjilanit. Vetëm pak orë më vonë, 32-vjeçari u gjet pa shenja jete në qelinë e tij.
Kanë kaluar gati dy vjet nga ajo ditë por shteti ende nuk ka një përgjigje zyrtare për arsyen e vdekjes së tij. Shkaku nuk është bërë i ditur, sepse raporti përfundimtar i autopsisë, dokumenti kyç për zbardhjen e rastit, nuk është nisur ndonjëherë. Kur një qytetar ndodhet në paraburgim ai është nën kujdesin dhe përgjegjësinë e shtetit.
Institucionet kanë detyrim jo vetëm ta mbajnë në mbikëqyrje, por edhe t’i garantojnë jetën, sigurinë dhe kujdesin shëndetësor. Pikërisht për këtë arsye, çdo vdekje që ndodh brenda një institucioni korrektues kërkon hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent. Në rastin e Kastriot Sabedinit kjo nuk ka ndodhur.
Hulumtimi i KALLXO zbulon se edhe pse Prokuroria ka zhvilluar hetime, procesi ka mbetur i bllokuar për mungesë të raportit mjekoligjor. Burime nga rasti tregojnë se autoritetet përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë arritur të sigurojnë përfundimin e analizave mjekoligjore sipas standardeve të kërkuara, duke lënë pezull përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Historia e Kastriot Sabedinit me institucionet nisi më , kur ai u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje. Dy ditë më vonë, më 24 qershor, Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi masën e paraburgimit ndaj tij. “Shkaku që u kapën krejt diçka të vogël me vëllanë e madh, lindën fjalë”- kështu thot nëna e Kastriotit, Marie Sabedini, për arrestimin e djalit fillimisht nga Policia më .
Ajo thot se djali edhe më herët ka qenë në trajtim psikiatrik por ka përdorur me rregull terapinë dhe nuk ka shkaktuar probleme në shtëpi. Dosja e Prokurorisë së Ferizajt për incidentin përshkruan se në natën kritike Kastriot Sabedini ishte fjalosur me vëllanë dhe në dorë po mbante një thikë kuzhine.
Në anën tjetër vetë Kastrioti kishte thënë se në kohën kur ishte duke u fjalosur me vëllanë ishte në kuzhinë duke përgatitur ushqim. Megjithatë, Gjykata nuk e pa të mjaftueshme vetëm caktimin e paraburgimit. Në dosje u vlerësua se i dyshuari kishte nevojë për ekzaminim psikiatrik. Për këtë arsye u urdhërua që ai të dërgohej në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në QKUK.
“Ndalimi në Institutin e Forenzikës Psikiatrike të QKUK bëhet me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimit, observimit të natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore, ndikimin që ka pasur gjendja mendore e tij si dhe fakti se a ka mundur i pandehuri që të kuptojë veprimet e tij në kohën e kryerjes së veprës penale më dhe a është i aftë i pandehuri për ta mbrojtur veten për t’u konsultuar me persona të tjerë dhe me mbrojtësin e tij, aftësinë për të kuptuar akuzën dhe a është i aftë për ta përballur gjykimin”- thuhet në vendimin e të gjyqtarit Dardan Maloku.
Vendimi i Gjykatës përmbante edhe një dispozitë tjetër atë se nëse Instituti i Forenzikës Psikiatrike nuk kishte kapacitete për ta pranuar, ai mund të vendosej përkohësisht në një qendër paraburgimi. Dokumentet e siguruara nga mediumi tregojnë se Kastriot Sabedini u dërgua në Institutin e Psikiatrisë Forenzike më , por nuk u pranua për shkak të mungesës së vendeve të lira.
Ai u rikthye në Institut më , ku qëndroi deri më 17 korrik. Një ditë më pas, më 18 korrik, fletë-lëshimi iu dorëzua Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe ai u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Sipas dokumenteve menjëherë pas pranimit në burg, personeli mjekësor i administruan terapinë e përshkruar. Por qëndrimi i tij në Burgun e Gjilanit zgjati vetëm disa orë.
Tetë orë pas pranimit, Kastriot Sabedini u gjet pa ndjenja në qelinë e tij. Dosja tregon se atij iu dha ndihma mjekësore, por nuk arriti të mbijetonte. Gati dy vjet pas vdekjes së 32-vjeçarit brenda një institucioni shtetëror, familja e tij vazhdon të mos dijë se çfarë i mori jetën.
“Ka qenë ditë e premte, djali më ka thirrë e më ka thanë: “Nanë ti shëndosh, djali të ka vdekë e mua vëllau”. Unë nuk disha asgjë, u habita nuk disha edhe i thash djalit: “A je tu folë në ëndërr a?” Më tha: “Jo nanë, më lajmëruan nga spitali, vëllau më ka vdekë”. Kurrgjë kurrë nuk më kanë kallëzu, as nuk kemi ditë nga me ja mbajtë prej habisë. A më beson syni m’u ka qorru prej mërzisë.
Djali m’u ka diftu në ëndërr, më ka thanë: “Nanë mos u mërzit për mua se mirë jam”. Ma kanë dhanë një injeksion dhe nuk kam ditë ma ku jam”- shpjegon Marie Sabedini momentin kur mori vesh për djalin e saj dhe arsyen që i dhanë institucionet për vdekjen e djalit. Sipas saj arsyet që ua dhanë nga burgu ishin të paqarta. “Nuk kanë kallëzu kurrgjë hiç veç ka vdekë në burg dhe kurrgjë.
Po kur e kanë marrë prej aty e kanë çu në spital u dashtë në spital me vdekë e jo në burg, e nëse është ashtu pse e kanë marrë prej burgut dhe e kanë çu në spital e pastaj prapë në burg. Mua djali në spital nuk më ka vdekë. Unë du veç drejtësi për atë djalë, kurrgjë tjetër nuk po du. I ri ka vdek djali, 32 vjet, pa thënë kurrë që po më dhemb diku”- shton tutje ajo.
Bejtë Sabedini, babai i Kastriotit, ende vazhdon të ketë mllefin e arsyetimeve që ua dhanë nga burgu për vdekjen e djalit të tij. “Kur e kanë marrë nga Instituti pse e kanë çu në burg, kush ju ka thënë me e çu në burg, pse nuk po guxojnë me folë nuk e di, por unë nuk e kam dert gjithnjë të drejtën kam me e folë.
Kur e kanë marrë është dashtë me i dalë në fund, u dashtë me na thirrë edhe me na tregu që djali është gati me vdekë, asnjëherë s’na kanë kallëzu, veç na kanë thirrë djali është i vdekun”- thotë Bejtë Sabedini. Mediumi ka kërkuar sqarime edhe nga Gjykata e Ferizajt në lidhje me zhvendosjen e të paraburgosurit të tyre nga Instituti i Forenzikës Psikiatrike në Burgun e Gjilanit.
Në një përgjigje me shkrim Gjykata ka thënë se gjyqtari i procedurës nuk ka qenë në dijeni për këtë. “Me datë , përmes e-maili zyrtar nga IPFK (nga Dr. Valbone Blakaj Ramadani), gjyqtari i procedurës paraprake është njoftuar se ekspertiza psikiatrike për të pandehurin Kastriot Sabedini është gati dhe raporti është dorëzuar në Zyrën e Administratës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pranuar asnjë njoftim që i pandehuri Kastriot Sabedini të jetë liruar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK) apo të jetë transferuar nga IPFK në ndonjë qendër të paraburgimit”- thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrës për informim të Gjykatës së Ferizajt.
KALLXO ka kërkuar sqarime për këtë çështje edhe nga ana e drejtuesit të Institutit të Forenzikës Psikiatrike, Arsim Gashi, por i njëjti nuk ka dhënë përgjigje deri në transmetimin e hulumtimit.
Pyetjet të njëjtit i janë dërguar me e-mail ndërsa e njëjta gjë është kërkuar edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të marrë përgjigje në lidhje me kërkesat e familjes për të ditur shkakun e vdekjes së djalit të tyre. Nga deri në publikimin e hulumtimit asnjë përgjigje nuk ka ardhur në adresë të KALLXO.com për këtë çështje.
Në orët e hershme të , një rast i vdekjes së dyshimtë u regjistrua në dosjet e Shërbimit Korrektues të Kosovës e më pas u njoftua edhe prokuroria. Arben Ismajli, prokuror në Gjilan, tashmë është duke trajtuar rastin e vdekjes së dyshimtë të Kastriot Sabedinit.
Ai thot se kanë dorëzuar tri urgjenca në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë raportin e autopsisë por asnjë përgjigje nuk kanë pranuar. Në bazë të dokumenteve që posedon Kallxo.com, një urgjencë është dërguar më , e dyta më dhe urgjenca e tretë më . “Prokuroria në Gjilan ishte njoftuar nga Policia që në Qendrën e Paraburgimit në Pasjak një person është gjetur pa shenja jete.
Prokuroria ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme edhe kemi kërku autopsinë por deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje. Ende nuk e dimë shkakun e vdekjes, pa e pranu raportin e autopsisë sepse aty thuhet shkaku i vdekjes”- thot prokurori Ismajli. Mungesa e këtyre raporteve, sipas prokurorit Ismajli, krijon probleme edhe në ballafaqim me familjarët e viktimave.
“Mungesa e këtyre raporteve shkakton vonesë të rasteve por krijon edhe pakënaqësi te palët sepse palët vijnë me u interesu për familjarët e tyre, ne nuk po kemi edhe përgjigje çka me ju thënë përveç që kemi mungesë të raporteve nga IML, po janë të pakënaqur edhe me prokurorinë por kjo nuk është kompetencë e prokurorisë”- shpjegon prokurori Ismajli.
Në dosjen të cilën ka arritur që të sigurojë mediumi tregohet edhe se në ditën kritike kur Kastriot Sabedini ishte gjetur i vdekur brenda qelisë së tij në pavionin ku mbaheshin të paraburgosurit vetëm pak orë më parë ai ishte vizituar edhe nga gardianët por edhe nga një ekip mjekësor.
Sipas të dhënave në dosje siç kanë përshkruar edhe kamerat e sigurisë të cilat janë të vendosura nëpër burgje për të mbikëqyrur situatën brenda, më , Kastriot Sabedini ishte identifikuar se ishte pranuar në ora dhe po pranohej në Burgun e Gjilanit.
Përgjatë një intervali kohor nga ora kur shoqërohet në pavijonin numër 4 dhe më pas në qeli e deri në ora , i njëjti ishte kontrolluar nga gardianët dhe kishte qenë mirë. Në ora , teknikja medicinale e shoqëruar nga një gardian kishte shpërndarë edhe terapinë te të burgosurit dhe paraburgosurit.
Në mesnatën e në dosje thuhet se shihen dy gardianë që pasi vërejnë Kastriot Sabedinin të shtrirë në dysheme hyjnë brenda dhe më pas thirrin edhe ekipin mjekësor në qeli aty edhe ku konfirmohet vdekja e viktimës.
Që nga data deri në publikimin e hulumtimit për vdekjen e dyshimtë të Kastriot Sabedinit nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga ana e Sherbimit Korrektues në lidhje me ngjarjen dhe situatën që ishte krijuar. Prindërit e Kastriot Sabedinit, Bejtë e Marie Sabedini, të vetmen kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës është të dijnë se çka shkaktoi vdekjen e djalit të tyre.
“I gjallë më doli prej shpisë, i vdekun më erdhi. Si më ka dalë, thojnë njerëzit ishalla ta jep këmbën e hajrit, jo, ma mbarë në këtë shtëpi nuk kam pasur”- përfundon nëna e Kastriotit, Marie Sabedini.
