Vazhdon përplasja e trajnerit të Uruguait me mediat

0%

Një gjë është e sigurt për Marselo Bielsën, ai gjithmonë ndjek rrugën e tij. I njohur me nofkën “El Loco” (i çmenduri), për përkushtimin obsesiv ndaj detajeve dhe zakonet e tij të pazakonta gjatë ndeshjeve. Këtë herë, tekniku 70-vjeçar tërhoqi vëmendjen me foton zyrtare të realizuar nga FIFA për Kupën e Botës.

Ndryshe nga shumica e trajnerëve dhe lojtarëve që pozuan përpara objektivit me buzëqeshje dhe vetëbesim, Bielsa zgjodhi të shikonte poshtë, pa e kthyer fare vështrimin drejt kamerës. Pamja e tij serioze bëri menjëherë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa shumëkush spekuloi se mund të ishte një formë proteste apo pakënaqësie.

Por pas barazimit 1-1 të Uruguait ndaj Arabisë Saudite në Majemi, Bielsa i hodhi poshtë këto interpretime me stilin e tij karakteristik. “Nuk kam pse të jap asnjë shpjegim. Fotografi a u bë ashtu siç u bë”, deklaroi ai. “Mbi të gjitha, unë nuk jam model”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FIFA ka fotografuar të gjitha kombëtaret dhe stafet e tyre në këtë Botëror, ndërsa setet fotografi ke janë kthyer në një traditë të turneve më të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, Bielsa nuk u ndal me kaq.

Kur iu drejtua një pyetje tjetër në konferencë, ai u rikthye sërish te e njëjta temë. “Ka një kufi se deri ku duhet të shpjegojmë gjërat”, tha ai. “Nëse mbaj syze, pse duhet të shpjegoj pse mbaj syze? Nëse shikon dikë në sy, pse e bën? Nuk ka asgjë të gabuar as të mbash syze, as të shikosh dikë në sy, as të shikosh poshtë ”, th ai.

Burimi: Bota Sot