Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë më . Sipas Policisë, të arrestuar janë N.K., 26 vjeç, dhe A.K., 26 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sendet dhe paratë që dyshohet se u janë grabitur tre shtetasve të huaj.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimet janë bërë pas veprimeve intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor “Jugu”, të cilat kanë mundësuar identifikimin dhe kapjen e shpejtë të të dyshuarve.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
