“Në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri”- Reuters: Shkak, ngurrimi

0%

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se planet që Shqipëria të presë samitin e ardhshëm të NATO-s janë vënë në pikëpyetje për shkak të rezistencës nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare me nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen.

Sipas agjencisë, e cila citon një diplomat të NATO-s, një zyrtar evropian dhe tre burime që kanë njohje mbi çështjen, në projektdeklaratën e samitit të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi nuk përmendet organizimi i samitit pasardhës në Shqipëri, megjithëse në deklaratën e samitit të vitit të kaluar ishte parashikuar që takimi i radhës pas Turqisë të zhvillohej në vendin tonë.

Burimet thanë se vendimi lidhet me përpjekjet e vendeve evropiane të NATO-s për të shmangur përplasjet me presidentin Trump gjatë samitit në Turqi dhe për të treguar se kanë bërë përparim në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një prej burimeve të Reuters deklaroi se niveli aktual i shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen mund të shkaktojë reagim negativ nga Trump nëse vendi do të organizonte samitin e vitit 2027. Një diplomat evropian tha se versioni më i fundit i deklaratës thjesht shprehet se liderët “presin me padurim takimin e tyre të ardhshëm”, pa specifikuar kohën dhe vendin ku do të mbahet.

I pyetur nga Reuters për mungesën e Shqipërisë në projektdeklaratë, një zëdhënës i qeverisë shqiptare u shpreh se “draftet janë drafte, jo vendime”, duke theksuar se teksti është ende në negociata dhe mund të ndryshojë. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë, ndërsa një zyrtar i NATO-s tha se nuk kishte një reagim të menjëhershëm.

Burimi: Bota Sot