Vata: Skocezët ranë në grackë, Ancelotti më i miri në botë

0%

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli në emisionin “Kampionët e Botës”, për ndeshjen mes Skocisë dhe Brazilit. Sipas Vatës, skocezët ranë në grackën e trajnerit Carlo Ancelotti dhe e pësuan. Vata u shpreh se tekniku italian i Brazilit është më i miri në botë dhe nuk dëshiron të rrezikojë karrierën. “Skocia zhgënjeu, sepse ra në grackën e Ancelottit.

Skocezët zakonisht luajnë në mbrojtje dhe gjithmonë mundoihemme kundërsulme apo goditjet standarde. Ancelotti i tha skuadrës që t’ia linin topin Skocisë, sepse kanë probleme në mbrojtje. Pas momentit të golit të parë, mbrojtja e Skocisë u çakordua. Skuadra e humbi besimin. Ranë në grackë. Pjesa e parë te mbajtja e topit ishte 50%-50%. Ancelotti është Ancelotti.

Vinicius është një nga tre lojtarët më të mirë të botës për momentin. Është gjithmonë rrezik. Ka cilësi të jashtëzakonshme. Po të kesh lojtarë të tillë në skuadër do funksionojë mirë. Nuk janë Brazili i dikurshëm. Futbolli sot është shumë atletik. Duhet luftë fizike. Një lojtar si Ronaldinho, nuk futet në llogaritë e trajnerëve tani. Vetëm Messi dhe Ronaldo kanë lirshmëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Te Brazili kanë trajnerin më të mirë. Edhe më inteligjenti, aty-aty me Guardiolën. Ancelotti do mbyllë karrierën te Brazili dhe nuk dëshiron ta rrezikojë atë” , deklaroi Vata.

Burimi: Bota Sot