Vajza e Kosovës shkëlqen, e bronztë në Kinë

0%

Xhudistja Laura Fazliu është fituese e medaljes së bronztë në Qingdao Grand Prix 2026 në Kinë! Laura në xhiron e parë mposhti me 3 Yuko, Sara-Joy Bauer nga Gjermania.🇩🇪 Në xhiron e dytë mposhti me Ippon, turken Ozlem Yildiz. Në gjysmëfinale Laura humbi me Yuko nga Narumi Tanioka nga Japonia. Laura në ndeshjen për repasazh mposhti me Yuko, Thauany David Capanni Dias nga Italia.

Për medaljen e bronztë Laura mposhti me Wazaari, Yana Makretskaya nga Bjellorusia.

Burimi: Bota Sot