Kimi Antoneli zhvilloi një të premte perfekte në Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Pasi ishte më i shpejti se shoku i skuadrës, Xhorxh Rasëll, në sesionin e parë të provave të lira në mesditë, lideri i Kampionatit Botëror përsëriti paraqitjen edhe në Provat e Lira 2 të pasdites, duke lënë pas dy pilotët e MekLarenit, Oskar Piastrin dhe Lando Norrisin.Antoneli e mbylli xhiron e tij më të shpejtë me kohën .014, duke qenë 237 të mijtat më i shpejtë se Piastri dhe 325 të mijtat përpara kampionit në fuqi të botës, Lando Norris.
Në timonin e një Red Bulli të përmirësuar ndjeshëm, Maks Vershtapen regjistroi sërish kohën e katërt, ashtu si në sesionin e parë, me një diferencë prej 550 të mijtash nga Antoneli. Edhe Luis Hamilton ruajti pozicionin e pestë, këtë herë 597 të mijtat pas italianit.
Ndërkohë, Xhorxh Rasëll humbi terren dhe e mbylli sesionin e dytë vetëm në vendin e gjashtë, 623 të mijtat larg shokut të tij italian të skuadrës, i cili po konfirmohet gjithnjë e më shumë si pika e referimit te Mercedesi. Më tej u rendit Isak Haxhar, i shtati me Red Bullin (+0.744), ndërsa Sharl Lëklerk i Ferrarit regjistroi vetëm kohën e tetë (+0.841).
Piloti monegask kishte munguar në sesionin e parë, pasi vendin e tij e zuri talenti i Akademisë Ferrari, Dino Beganoviç. Në përgjithësi, fundjava ka nisur nën pritshmëritë për Ferrarin, jo vetëm sa i përket performancës në xhiron e vetme të shpejtë, por edhe ritmit në simulimet e gjata të garës.
Top-10 në “Red Bull Ring” u plotësua nga Liam Louson me Racing Bulls dhe Gabriel Bortoleto me Audi, të dy të munguar në Provat e Lira 1, të cilët e mbyllën sesionin me më shumë se 1.2 sekonda diferencë nga koha më e mirë e Antonelit. Fundjava austriake e Formulës 1 do të vijojë të shtunën në orën me sesionin e tretë të provave të lirë, ndërsa në orën do të nisë kualifikueset.
Çmimi i Madh i Austrisë starton të dielën në orën .
