Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu po merr pjesë në Sesionet e 147-të dhe 148-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), të cilat po zhvillohen në Bruksel.

Këshilli i OBD-së përfaqëson organin më të lartë vendimmarrës të organizatës, ku marrin pjesë drejtuesit e administratave doganore nga vendet anëtare për të diskutuar prioritetet strategjike dhe zhvillimet më të rëndësishme në fushën doganore.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit kanë shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe raportet e komiteteve teknike të OBD-së, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve, standardet dhe politikat doganore, rregullat e origjinës, vlerësimin doganor, nomenklaturën dhe klasifikimin e mallrave, si dhe çështjet që lidhen me zbatimin e ligjit, lehtësimin e tregtisë dhe përdorimin e teknologjisë në procedurat doganore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të agjendës, Këshilli po trajton gjithashtu çështje të politikave institucionale, qeverisjes, financave dhe buxhetit të organizatës, si dhe do të miratojë kalendarin e aktiviteteve dhe sesioneve të ardhshme të OBD-së.

Pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë forum të nivelit më të lartë ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të qenë pjesë aktive e proceseve globale të zhvillimit të politikave doganore, harmonizimit me standardet ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me administratat doganore të vendeve partnere.

Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në avancimin e reformave, modernizimin e shërbimeve doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e sigurisë së zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, në përputhje me konventat, standardet dhe praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Doganave.

Burimi: Bota Sot