Ushtria amerikane publikon pamje të sulmeve ndaj Iranit

0%

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) ka publikuar në rrjetet sociale një video bardhezi, për të cilën pretendon se tregon sulmin e kryer mbrëmë ndaj Iranit. Në video, e cila është e shënuar si material publik (“unclassified”), shihen shpërthime dhe shtëllunga tymi që ngrihen në ajër, por objektivi i sulmit nuk mund të identifikohet qartë.

Ky është sulmi i parë amerikan që nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy vendeve. Dokumenti, i njohur edhe si Deklarata e Islamabadit, u nënshkrua nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu iranian Masoud Pezeshkian.

Me këtë memorandum është rënë dakord për një ndërprerje të menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha zonat e konfliktit, përfshirë edhe Libanin. Marrëveshja parasheh përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim të lirë dhe të sigurt të anijeve tregtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara janë zotuar të lëshojnë leje të përkohshme për eksportin e naftës iraniane në tregun botëror, si dhe të nisin procesin e zhbllokimit të aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Memorandumi shërben si bazë politike për negociatat, të cilat brenda 60 ditëve synojnë të çojnë në një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse të paqes, duke përfshirë edhe zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor iranian. pic.twitter.com/NoMQ7cNtN5 — U.S. Central Command (@CENTCOM) June 27, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com