Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor

0%

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri. Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin. “Sot rreth orës , kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.

Burimi: Bota Sot