Policia arreston një person, hyri ilegalisht në Kosovë

0%

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më rreth orës në Han të Elezit. Gjatë patrullimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy persona që po kalonin kufirin në mënyrë të paautorizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari tjetër është kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rasti është iniciuar për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”.

Burimi: Kallxo